Liverpool – Real dhe PSG – Bayern, kur do të luhen ndeshjet e 1/8 së finales në Champions

Në Nyon të Zvicrës është bërë hedhja e shortit për fazën e 1/16-tës së finales në Ligën e Kampionëve.

Këtë fazë të eliminimit direkt në ligën më prestigjioze do të ketë përballje tejet interesante, shkruan Demokracia.com.

Ndër përballjet kryesore do të jetë ajo mes ndërmjet Liverpoolit dhe Real Madridit dhe Paris Saint-Germainin dhe Bayern Munichun.

Ndeshjet e para të fazës së 16-të janë në datat 14, 15, 21 dhe 22 shkurt, ndërsa ato të kthimit më 7, 8, 14 dhe 15 mars të vitit 2023.

Mëposhtë ju sjellim çiftet e plota:

Leipzig – Manchester City

Club Brugge – Benfica

Liverpool – Real Madrid

Milan – Tottenham Hotspur

Eintracht Frankfurt – Napoli

Borussia Dortmund – Chelsea

Inter – Porto

Paris Saint-Germain – Bayern Munich.