Liverpool ‘peshkon’ në Bundesligë, dëshiron dy lojtarët e Monchengladbach

Ekipi i Liverpool e ka në plan që gjatë merkatos verore të bëj disa ndryshime në përbërjen e skuadrës.

Siç raporton ‘Express’, skuadra e Klopp është duke monitoruar situatën e dy lojtarëve të skuadrës gjermane, Monchengladbach transmeton ballkani.info

Bëhet fjalë për mesfushorin defanziv, Denis Zakaria dhe sulmuesi i talentuar, Marcus Thuram.

Për Zakarian të interesuara janë edhe dy skuadrat tjera angleze, Manchester United dhe Arsenal.

Kurse, Thuram po kalon një sezon mjaft produktiv. Ai ka shënuar 9 gola në 20 paraqitje. /Ballkani.info/