Liverpool pa problem fiton në Europa League

Liverpooli e ka shënuar fitoren e dytë radhazi në Europa league këtë sezon.

”Redsat” mposhtën në ”Anfield”‘ skuadrën belge Royale Union SG, me rezultat 2-0.

Ryan Gravenberch në minutën e 44-të dhe Diogo Jota në 90+2, shënuan për skuadrën e Jurgen Klopp.

Me këtë fitore Liverpuli renditet e para në Grupin E, me 6 pikë, dy më shumë se Touluse.

Në anën tjetër, Royale Union SG, renditet në vendin e tretë me vetëm 1 pikë.