Premierliga

Liverpool mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Burnley

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes kampionale ndërmjet Burnleyt dhe Liverpoolit në Premierligë.

“Të Kuqtë” janë në avantazh 0:1 pas pjesës së parë kundër Burnleyt, në stadiumin “Turf Moor”.

Darëin Nunez zhbllokoi shifrat vetëm pas gjashtë minutave, duke realizuar gol të bukur nga largësia për mysafirët.

Bazuar në statistika, Liverpooli ka mundur shumë lehtë ta thellojë epërsinë ndaj Burnleyt në 45 minutat e para.

Liverpooli ka regjistruar tetë goditje në portën e vendasve, krahas 14 tentimeve. /Ballkani.info