Liverpool – Flamengo pa gola, shkon në vazhdime

Ka përfunduar pjesa e rregullt e ndeshjes finale të Botërorit të Klubeve.

Në ndeshjen që është duke u zhvilluar në Katar, Liverpooli dhe Flamengo kanë përfunduar dy pjesët pa gola.

Tashmë duhet të zhvillohen edhe dy pjesë nga 15 minuta, e nëse nuk ka sërish gol, atëherë fituesi do të dihet pas penaltive.

Liverpooli po synon të marrë edhe një trofe për këtë vit, atë të Botërorit të Klubeve, për të kompletuar një tripletë, pas trofeut të Ligës së Kampionëve dhe atij të Superkupës së UEFA-s.

Kurse Flamengo i Brazilit, pretendon ta shënojë suksesin e 36 viteve më parë, kur e kishte mposhtur Liverpoolin në finale të kësaj gare.