Lajmi i fundit

Liverpool dhe Roma kualifikohen në çerekfinale të Ligës së Evropës

Liverpooli dhe Roma janë kualifikuar tutje në çerekfinale të Ligës së Evropës.

“Reds” fituan 6:1 sonte në shtëpi ndaj Sparta Pragës, kurse paraprakisht në ndeshjen e parë kishin triumfuar 5:1.

Rezultati i përgjithshëm nga dy ndeshjet ishte 11:2 për ekipin e drejtuar nga Jurgen Klopp, shkruan Gazeta Express.

E kualifikimin sonte e siguroi edhe Roma, përkundër humbjes 1:0 në udhëtim.

Romakët u kualifikuan në çerekfinale falë fitores bindëse 4:0 në ndeshjen e parë.