Liverpool dhe Barcelona në garë për yllin suedez

Liverpool ka hyrë në garë për yllin e Real Sociedadit, Alexander Isak.

The Reds së fundmi kanë shprehur interesim për talentin 22 vjeçar dhe po rivalizojnë Barcelonën për të nënshkruar me të, shkruan GazetaBlic Sport.

Todo Fichajes‘ raporton se suedezi preferon një kalim të mundshëm në Premierligë.

Real Sociedad thuhet se kërkon së paku 40 milionë euro për ta lënë të lirë sulmuesin suedez.