LIVE| Zhbllokohet Ermal Krasniqi, realizon golin e pestë të Ballkanit ndaj La Fioritas

Ermal Krasniqi më në fund e ka gjetur golin e parë me Ballkanin në garat evropiane.

Sulmuesi i krahut ka realizuar golin e pestë për 5:0 të Ballkanit kundër La Fioritas në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, raporton Demokracia.com.

Anësori ka realizuar në minutën e 75-të pas një depërtimi të mirë në zonë.

Krasniqi humbi dy mundësi të arta në këtë përballje, poashtu kishte lëshuar raste të arta në dy ndeshjet e rrethit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve kundër Zalgiris.