LIVE VIDEO nga protesta e dhunshme në Barcelonë që ka paralizuar Kataloninë

Dita e pestë e protestave dhe një grevë e përgjithshme, për shkak të burgosjes së udhëheqësve katalanas, e kanë bllokuar qytetin e Barcelonës.

Policia tha se mbi gjysmë milioni njerëz janë mbledhur atje të premten, duke bllokuar rrugë dhe trena. Tashmë protesta ka nisur e me të edhe dhuna, transmeton Ballkani.info.

Ndiqeni LIVE protestën:

Protestat kanë qenë kryesisht të qeta, edhe pse është raportuar për disa përleshje midis demonstruesve të maskuar dhe policisë.

Më 14 tetor, Gjykata Supreme e Spanjës ka dënuar nëntë udhëheqës katalanas me dënime të gjata me burgim, për shkak të rolit të tyre në përpjekjet për ndarjen e Katalonjës nga Spanja, në vitin 2017.

Tre të pandeuhur të tjerë janë shpallur fajtorë për mosbindje dhe janë gjobitur.

Të 12 politikanët dhe aktivistët i kanë mohuar akuzat.

Vendimi i Gjykatës Supreme ka shkaktuar disa nga protestat më të mëdha që ka parë Spanja në disa dekada.

Së paku 96 njerëz janë plagosur në përleshjet e ditëve të kaluara midis policisë dhe protestuesve.

Ekipet e futbollit Barcelona dhe Real Madridi e kanë shtyrë ndeshjen që është dashur të luhet më 26 tetor.

loading…