Trepça ’89 ka rikthyer epërsinë ndaj Vëllaznimit në ndeshjen e barazhit.

Ishte Hasan Hyseni ai që shënoi për klubin nga Mitrovica.

Hyseni shënoi në minutën e 65-të për rezultatin 3 me 2.

Trepça ’89 barazon shifrat, shënon Manaj

Trepça ’89 e ka nisur më mirë pjesën e dytë të barazhit ndaj Vëllaznimit.

Kur po luhej minuta e 55 e takimit Arb Manaj arriti të barazojë shifrat, pas harkimit nga Muharrem Jashari.

Rezultati momental është 2 me 2.

Vëllzanimi në epërsi ndaj Trepçës ’89

Vëllaznimi ka përmbysur rezultatin në ndeshjen e barazhit ndaj Trepçës ’89.

Dy minuta para përfundimit të pjesës së parë ishte Almedin që shënoi për Vëllaznimit, për t’i dhënë epërsinë prej 1 me 2.

Tun Bardhoku kishte shënuar golin e barazimit për ekipin gjakovar.

Vëllaznimi barazon shifrat ndaj Trepçës ’89

Vëllaznimi ka arritur të barazojë shifrat ndaj Trepçës ’89.

Ishte Tun Bardhoku ai që shënoi golin e barazimit kur po luhej minuta e 25-të.

Trepça ’89 kalon në epërsi ndaj Vëllzanimit

Klubi nga Mitrovica ka kaluar në epërsi ndaj Vëllaznimit.

Ishte Richard Asare ai që shënoi me kokë pas një harkimi të Ardijan Mujës.