LIVE Talebanët sulmojnë aeroportin e Kabulit (pamje të rënda), hiqet flamuri nga ambasada amerikane


Militantët talebanë e kanë marrë nën kontroll Univesitetin e Kabulit, i cili gjendet në perëndim të kryeqytetit afgan.

Po ashtu ata kanë sulmuar edhe aeroportin e Kabulit.

Pamje të rënda nga Aeroporti i Kabulit:

Televizioni “Al Arabia” njofton se talebanët kanë njoftuar se të gjithëve që duan të largohen do t’ju mundësohet një e gjë e tillë pa i sulmuar askush, shkruan Ballkani.info.

Në anën tjetër, flamuri amerikan na ambasadën e Kabulit është hequr, raportojnë shumë media ndërkombëtare.

Siç raportohet, ambasadori amerikan dhe flamuri tash gjenden në aeroportin e Kabulit, të vetëm dalje nga Afganistani pasi që qyteti është rrethuar nga talebanët, derisa rrugët kontrollohen nga kryengritësit ekstremistë të këtyre forcave. /Ballkani.info/