LIVE Mirlind Daku rikthen epërsinë për Kosovën

Kosova sërish në epërsi përballë Turqisë për grumoshën e 21 vjeçarëve në “Fadil Vokrri” në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Djelmoshat e Rafet Prekazit kanë mbyllur në epërsi fraksionin e parë të lojës, teksa ishin shumë më kërkues në këtë pjesë loje, pasi që patën dy raste shumë të mira për shënim përmes sulmuesit Lirim Kastrati, ndërkohë që turqit patën një rast të mirë në fillimin e ndeshjes përmes Ilker Yuksel, por ‘gardiani’ Florian Smakiqi tregoi vlerat e tij.

Në pjesën e dytë të lojës Prekazi pritet që ti bëjë disa ndryshime në përbërje, pasi që ka hedhur në ngrohje disa futbollistë.