LIVE | Mbyllet pjesa e parë, kjo skuadër shënon në shtesë në “Fadil Vokrri”

Ka përfunduar pjesa e parë në kryendeshjen e javës në Superligën e Kosovës në futboll mes Prishtinës dhe Ballkanit.

Ballkani ka mbyllur pjesën e parë në avantazh 0-1 ndaj Prishtinës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Golin për suharekasit e shënoi Rrahmani në minutën e parë shtesë.

Ndeshja nisi me disa minuta vonesë pasi para sfidës dy tifozeritë u përplasën në një përleshje në stadium.

Prishtina – Ballkani është e vlefshme për javën e 5-të kampionale./Demokracia.com/