Ora 20:10 Shoqërohen disa protestues nga policia.
Ora 20:05 Policia shpërndan me ujë dhe gaz protestuesit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit.








Ora 19: 45 Raportohet për përplasje fizike mes protestuesve dhe trupave të FNSH-së tek kryeministria.
Ora 19: 43 Protestuesit shpërndahen me ujë dhe gaz lotsjellës.





Ora 19:29 Protestuesit djegin koshat e mbeturinave te ish-Blloku.
Ora 19:23 Policia shoqëron disa persona.
Ora 19:22 Thyhen xhamat e selisë së PS. Disa deputetë që kanë qenë në selinë e PS jane larguar menjëherë, pasi një grup ka tentuar të hyjë në hollin e selisë. Protestuesit heqin tabelat e rrugëve, thyejnë semaforët
Ora 19:20Protestuesit zhvendosen drejt zonës së ish-Bllokut. Rrëzojnë koshat e mbeturinave dhe godasin më gurë lokalet në zonë.
Ora 19:05 – Vijon ende protesta për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodjan Rasha në kryeqytet







