Kombëtarja e Kosovës ka thelluar avantazhin në 4:0 në ndeshjen ndaj Qipros në Ligën e Kombeve.

Vedat Muriqi është shtuar në listën e golashënuesve në minutën e 52-të të takimit, raporton Demokracia.com.

Kjo përballje po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të Grupit 3 në Ligën C.