LIVE: GOOOOL, Reali në epërsi përballë Liverpool

Problemet me tifozë përpara stadiumit kanë bërë që të shtyhet finalja e Ligës së Kampionëve për 36 minuta, por tashmë ka nisur gjithçka në Estade de France.

59’ Real Madridi ka kaluar në epërsi përballë Liverpoolit me anë të Vinicius, të cilin e asistoi Valverde pas një kundërsulmi të bukur.

46’ Ka nisur pjesa e dytë në Estade de France mes Realit  e Liverpoolit, ku në pjesën e parë ishin anglezët ata që dominuan duke krijuar 10 shanse për gol, ndërsa fundi ishte dramatik pasi Benzema shënoi një gol po u anulua nga VAR-i.

45’ Real Madridit iu është anuluar një gol i Benzemas për shkak të offside. U desh që në këtë aksion të ndërhyjë VAR-i për ta konfirmuar që goli i francezit nuk ishte i rregullt. Me përfundimin e këtij aksioni është mbyllur edhe pjesa e parë me rezultat 0-0.

40’ Kanë mbetur edhe 5 minuta lojë në finalen e madhe të Championsit, ku deri më tani Liverpooli është duke e dominuar në tërësi ndeshjen, duke krijuar 8 shanse për gol për dallim nga Reali që nuk e ka krijuar asnjë

30’ Kanë kaluar gjysmë ore lojë në mes Realit e Liverpoolit, ku dominimin e plotë deri më tani e ka ekipi anglez, ku në një moment e goditën edhe shtyllën me anë të Mane

20’ Sadio Mane me një goditje të fortë ka goditur shtyllën, duke ia mohuar kështu golin e epërsisë përballë Realit, i cili deri në këto momente po vazhdon vetëm të mbrohet.

15’ Kanë kaluar një çerek ore lojë në mes Realit dhe Liverpoolit, ku skuadra angleze po e ka dominimin deri më tani, duke krijuar dy gjysmë-raste por pa arritur që të shënojnë.

5’ Kanë kaluar pesë minuta lojë në Paris mes Reali e Liverpoolit. Deri më tani nuk ka asnjë rast për tu veçuar, pasi skuadrat po mundohen t’i gjejnë korridoret e kundërshtarit për të depërtuar.

1’ Pas disa incidenteve përpara stadiumit në Estade de France tashmë ka nisur finalja mes Realit e Liverpoolit.

Të parët që luajnë me topin janë lojtarët e Liverpool.