LIVE GOOOL – Kosova shënon në minutën e 93-të(VIDEO)

GOL. Kosova në epërsi
92’ – GOL. Kosova në epërsi.

Kosova barazon ndaj Bullgarisë dhe Muriqit i anulohet edhe një gol

68’ – Muriqit i anulohet një gol. Për pak milimetra ishte në pozitë jashtë loje.

64’ – GOL. Barazon Kosova. Realizon gol me kokë Vedat Muriqi. Asistues Benjamin Kololli.

Bullgaria në epërsi ndaj Kosovës

61’ – Kosova rrezikon përmes rivënieve nga këndi. Vedat Muriqi nuk gjuan saktë pas harkimit nga Zhegrova.

59’ – Kosova merr iniciativën në kërkim të barazimit.

Nis pjesa e dytë Bullgari-Kosovë

Ka nisur në “Vasil Levski” të Sofjes pjesa e dytë mes Bullgarisë e Kosovës, ndeshje vlefshme për kualifikimet për “Euro 2020”.

Rezultati pas 45 minutave të parë ishte 1 me 1.

Bullgaria barazon rezultatin ndaj Kosovës dhe mbyllet pjesa e parë

43’ – Barazon Bullgaria. Popov shënon me një gjuajtje të fuqishme nga distanca.

Kosova kalon në avantazh përballë Bullgarisë, Rashica gol të bukur

Kosova ka kaluar në avantazh 1-0 në përballjen në transfertë kundër Bullgarisë e vlefshme për eliminatoret në Euro 2020.

Në minutën e 14’ ishte Milot Rashica i cili shënoi një gol të bukur duke gëzuar “Dardanët”.