Boksieri kosovar, Robin Haxhi Krasniqi, sonte po përballet për herë të tretë për titullin e kampionit të botës.

Kësaj radhe ai do të ndeshet me gjermanin Dominic Boesel.

Kujtojmë se Boesel është kampion aktual i botës në WBA dhe IBO.

Sipas mediave në Gjermani, kjo ndeshje për Robinin nuk ka të bëjë vetëm më titullin e botës, por edhe me të ardhmen e tij si boksier.

Ndeshjen do të mund ta ndiqni në ART SPORT 1.