Lista me 5 trajnerët me më së shumti fitore në shekullin 21

Nuk ka pasur mungesë të trajnerëve të klasit të lartë botëror në futboll në shekullin e 21-të. Një trajneri i këtij klasi është shpesh ndryshimi midis një ekipi të mirë dhe një ekipi të madh. Ata mund të kenë filozofi dhe stile të ndryshme loje, por efektiviteti i një trajneri shpesh varet nga sa mirë mund të përdorë ekipin që ka në dispozicion.

Ka disa trajnerë në Evropë për momentin që kanë pasur sukses. Netët e Ligës së Kampionëve janë një kënaqësi absolute, sepse ne mund të shikojmë disa nga trajnerët më të mirë që përpiqen të mposhtin njëri-tjetrin.

“Sportskeeda” ka publikuar një listë me pesë trajnerët me më shumti fitore në shekullin 21.

5) Sir Alex Ferguson – 471 fitore

Sir Alex Ferguson vlerësohet si një nga trajnerët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Ai është i pesti në këtë listë vetëm sepse një pjesë e madhe e arritjeve të tij erdhën në dekadën e fundit të shekullit të 20-të.

Ferguson drejtoi Manchester Unitedin gjatë periudhës së tyre më të suksesshme. Skocezi i udhëhoqi “Djajtë e Kuq” në 725 ndeshje në shekullin e 21-të dhe mori 425 fitore.

Ferguson fitoi shtatë tituj kampioni në Premierligë, një titull të Ligës së Kampionëve, një Kupë FA, dy Kupa të Ligës dhe një Kupë të Botës për Klube në shekullin e 21-të.

4) Jose Mourinho – 557 fitore

Jose Mourinho fillimisht mori vëmendjen duke e fituar Ligën e Kampionëve në vitin 2004 me Porton. Menjëherë pas atij triumfi historik, Mourinho mori drejtimin e Chelseat. Ai theu dominimin e Arsenalit dhe Manchester United dhe e shndërroi Chelsean në një lloj fuqie.

Ai gjithashtu udhëhoqi Interin drejt lavdisë së Ligës së Kampionëve në vitin 2010 përpara se t’i bashkohej Real Madridit si trajner i tyre. Mourinho gjithashtu kishte poste drejtuese në Manchester United dhe Tottenham Hotspur. Trajneri portugez aktualisht është në AS Roma me të cilën e fitoi titullin në Ligën e Konferencës.

Mourinho ka regjistruar 557 fitore në 891 ndeshje në shekullin e 21-të.

3) Pep Guardiola – 563 fitore

Pep Guardiola vlerësohet si një nga taktikët më të mëdhenj në historinë e futbollit. Guardiola e filloi karrierën e tij drejtuese me Barcelonën, duke i udhëhequr ata drejt sukseseve historike

Pas një dominimi tërësisht të suksesshëm me Barcelonën, ku fitoi tre tituj të La Ligas dhe dy tituj të Ligës së Kampionëve, Guardiola u transferua te Bayern Munichi. Ai nuk mundi të përsëriste të njëjtin nivel suksesi me “Bavarezët, por megjithatë arriti të fitonte titullin e Bundesligës në të tre sezonet e tij atje.

Guardiola pastaj kaloi te Manchester City, skuadër me të cilën ka fituar titullin e Premierligës katër herë në pesë sezonet e fundit.

Spanjolli ka menaxhuar ekipet e tij në 563 fitore në 759 ndeshje.

2) Arsene Wenger – 588 fitore

Arsene Wenger transformoi Arsenalin dhe mënyrën se si ata luanin futboll që kur u emërua trajner në vitin 1996. Ai solli ndryshime në mënyrën se si klubi iu afrua lojës duke ndryshuar regjimet e stërvitjes e dietës dhe duke rigjallëruar gjithashtu sistemin e skautimit.

Loja e bukur e futbollit të Wengerit u prit mirë nga tifozët dhe efektiviteti i saj bëri që Arsenali të lundronte në epokën e tyre më të suksesshme në Premierligë. Skuadra e Arsenalit të Wengerit mbeti e pamposhtur në ligë në sezonin 2003/04 dhe fitoi titullin “Të Pamposhturit”.

Trajneri francez menaxhoi 1002 ndeshje për Arsenalin në shekullin e 21-të dhe shënoi 588 fitore.

1) Carlo Ancelotti – 611 fitore

Carlo Ancelotti është një tjetër individ që ka pasur një karrierë të shkëlqyer si lojtar dhe trajner. Mesfushori legjendar italian fitoi së fundmi titullin e La Ligas dhe Ligës së Kampionëve me Real Madridin në sezonin 2021/22.

Ancelotti ka drejtuar disa nga skuadrat më të mëdha në Evropë si Juventus, Milan, Chelsea, Paris Saint-Germain, Real Madrid, Bayern Munich dhe Napoli. “Don Carlo”, siç e quajnë me dashuri, është trajneri më i dekoruar në historinë e Ligës së Kampionëve, pasi e ka fituar trofeun e kësaj kohe katër herë.

Ai ka menaxhuar 1003 ndeshje në shekullin e 21-të dhe ka marrë 611 fitore.