Lirohet biznesmeni Lulzim Kulla
Gjykata e Gjirokastrës ka lënë këtë të mërkurë të lirë biznesmenin shkodran Lulzim Kulla.
Kulla u bë i njohur pas atentatit që iu bë me tritol gjashtë muaj më parë në Shkodër, më 13 janar.
Kulla u arrestua pasi u kap në Kakavijë me dokument të falsifikuar teksa përpiqej që të kalonte kufirin drejt Greqisë.