Lirohen në shtëpi 5 fëmijë të Deçanit, që ishin hospitalizuar në Pejë

Përveç në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, të infektuarit e kësaj komunë ndihmë mjekësore kanë kërkuar edhe në Spitalin e Pejës.

Në mesin e tyre janë edhe disa fëmijë.

Doktoresha e këtij spitali, Flora Baloku, deklaroi se në 24 orët e fundit kanë hospitalizuar pesë fëmijë të komunës së Deçanit, për të cilët tha se gjendja e tyre është stabile, dhe që simptomat i kishin të njëjta si pjesa tjetër e të infektuarve.

“I kemi përcjellë për disa orë dhe i kemi lëshuar me terapi në shtëpi, duke i rekomanduar kontrolle tek pediatri në rast nevoje”.

Ajo për emisionin Edicioni Special në Klan Kosova po ashtu njoftoi se i kanë bërë analizat laboratorike dhe se presin që të dalin rezultatet dhe të marrin diagnoza përfundimtare.