Leutrim Mujaj dhe Arlind Kabashi janë liruar në procedurë të rregullt.
Dyshja ishte ndalur në mbajtje nga Policia e Kosovës në Ferizaj.
Ndërsa sot, mësohet se ata janë liruar në procedurë të rregullt. Ata, pas përfundimit të finales së Kupës së Federatës ndaj Ferizajt, kishin shkuar në tribuna për t’i sulmuar disa tifozë vendës që gjendeshin në tribunën prapa portave.
Krahas grushteve dhe shqelmave, në bazë të pamjeve shihet edhe përdorimi i një shkopi nga ana e lojtarëve, të cilët iu vërsulën tifozëve në tribunën e shikuesve.







