Lirim Kastrati shënon dhe ia siguron Ujpesit trofeun e Kupës VIDEO

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Lirim Kastrati e ka shënuar golin e vetëm në finale të Kupës së Hungarisë.

Me golin e shënuar në minutën e 101-të, skuadra e tij Ujpesti e ka fituar Kupën e Hungarisë.

Ndeshja finale e Kupës hungareze u zhvillua të hënën, ndërsa mbrojtësi i Kosovës luajti gjatë tërë këtij takimi.

Për Ujpestin ishte trofeu i 11-të i Kupës së Hungarisë.