Lirim Kastrati shënon dhe asiston për Legian në Kupën e Polonisë

Lirim Kastrati vazhdon me paraqitje të mira te Legia e Varshavës. Sulmuesi i Kosovës ka shënuar një gol dhe ka asistuar në fitoren e Legias si mysafire e Suwalkit me shifrat 3:1, në kuadër të Kupës së Polonisë (1/32). Kastrati realizoi golin e dytë të Legias në minutën e 65-të.

22-vjeçari shënoi fal shpejtësisë së tij dhe reagimit jo të mirë të portierit të Suwalkit, Hieronim Zoch. Kastrati ishte protagonist edhe te goli i tretë, duke asistuar për Mahir Emreli. Sulmuesi kosovar ishte titullar dhe luajti deri në minutën e 89-të, kurse nga minuta e 56-të në lojë u inkuadrua edhe Ernest Muçi.

Për Kastratin ishte goli i dytë në katër ndeshje sa është paraqitur deri me tani te skuadra polake.