Lirim Kastrati ia siguron fitoren Legias në Ligën e Evropës VIDEO

Lirim Kastrati ia ka siguruar fitoren Legias së Varshavës kundër Spartakut të Moskës si mysafir, në ndeshjen e xhiros së parë të Ligës së Evropës.

Për Kastratin ishte goli i parë me fanellën e Legias.

Futbollisti i Kosovës hyri në lojë në pjesën e dytë, dhe ia doli të realizojë nga afërsia në minutën e 91-të.

Kastrati realizoi pas asistimit të Ernest Muçit.

Te Legia, 22-vjeçari u transferua nga Dinamo e Zagrebit për rreth 2 milionë euro.