Pasi kualifikoi Puskasin në Kupën e Hungarisë, Liridon Latifi ka qenë sërish protagonist për ekipin e tij këtë të shtunë, por këtë herë në kampionat.
Ndryshe nga ndeshja e disa ditëve më parë, Latifi ka qenë protagonist për keq pasditen e sotme, pasi në fund të takimit ka gabuar nga pika e bardhë e penalltisë, duke i hequr shansin skuadrës së tij të barazonte kundër DVTK.
Ndeshja në transfertë e Puskas përfundoi me fitoren e vendasve me rezultatin 1-0, ndërsa Latifi pati mundësi të barazonte në fund, por nuk arriti të shënonte nga 11 metërshi.
Ish-sulmuesi i Skënderbeut e nisi takimin nga stoli, teksa do të aktivizohej në minutën e 30` në vend të Sos, pasi ky i fundit la fushën e blertë.
Puskas është me pikë të barabarta me DVTK-në, duke ndarë vendin e 9 dhe të 10 në kampionatin hungarez me 27 pikë, dy më shumë se vendi i 11 që zbret një kategori më poshtë sezonin e ardhshëm.
Florent Hasani vendimtar për Diosgyorin në Hungari
Ish-futbollisti i Shpresave të Kosovës, Florent Hasani ka qenë vendimtar për skuadrën e tij, Diosgyor, në ligën elite të Hungarisë.
21-vjeçari, në minutën e 63-të shënoi golin e vetëm për Diosgyorin, që të shtunën mposhti Puskas Academyn, me rezultat 1:0.
Hasani luajti titullar deri në minutën e 81-të, kurse në anën tjetër te Puskas Academy nga minuta e 30-të u inkuadrua në fushë, Liridon Latifi.
Për ish-mesfushorin e Trepçës ’89, ky ishte goli i pestë në 21 paraqitje, derisa ka kontribuar edhe me një asistim.
Me këtë fitore Diosgyori është larguar nga pozita e parafundit, që nuk siguron mbijetesën në elitën e futbollit hungarez.







