Liridon Krasniqi ftohet për herë të parë nga kombëtarja e Malajzisë

Futbollisti nga Kosova, Liridon Krasniqi, është ftuar për herë të parë në ekipin Përfaqësuesen e Malajzisë.

29 vjeçari do të jetë i ftuar për dy ndeshje miqësore që zhvillohen gjatë muajit maj.

Malajzia gjatë muajit maj do t’i luajë dy miqësore, para ndeshjeve të rëndësishme në qershor ndaj Emirateve të Bashkuara të Arabisë, Vietnamit dhe Tailandës.

Ish-lojtari i Kosovës do të udhëtojë për në Malajzi dhe para këtyre ndeshjeve do të vaksinohet me vaksinën anti-Covid19.

Liridon Krasniqi aktualisht luan për klubin Newcastle Jets ,(A-League) në Australi, kurse karrierë ka bërë edhe te ekipe si Mlada Boleslav, Ankaraspor, Kedah dhe Melaka United.