Liria përforcohet me dy futbollistë të huaj

Liria është përforcuar me dy futbollistë të huaj.

Përmes faqes zyrtare në Facebook, Liria ka bërë të ditur se është përforcuar me mesfushorin e majtë nga Uruguai, Martins Pio, si dhe me qendërmbrojtësin Riascos Jhonny nga Salvadori.

“Në kuadër të përgatitjeve për edicionin pranveror, sot (e martë) Liria ka prezantuar dy transferet e reja. Ata janë: Martins Aristegui Maickol Pio me origjinë nga Uruguaji, që luan mesfushor i majtë dhe që vjen nga Al-Nabi Sheet Club nga Libani, dhe Riascos Jhonny, qendërmbrojtës që vjen nga klubi Deportivo Dragon nga Salvadori”, thuhet në konfirmim.

Prezantimi e bënë anëtarët e Bordit të klubit, Nuredin Qollaku dhe Besim Xhambazi.

“Përvoja e tyre e madhe, prej nga vijnë, do t’i ndihmojë ekipit. Presim edhe dy ardhje të reja, në ndërkohë, që të plotësohemi si skuadër”, ka thënë për faqen e klubit, trajneri Vincenzo Alberto Annese.

Një ditë më parë “bardhezinjtë”, prezantuan edhe dy futbollistët e ardhur nga Venezuela, mesfushorët: Ramirez Valdivia Guillermo Abel, i ardhur nga klubi Margarita FC dhe Jimenez Vivas Luis Manuel nga klubi Gran Valencia FC.