Liria largon edhe trajnerin italian, prizrenasit me tri shkarkime në këtë kampionat

Alberto Vincenzo Annese nuk do të jetë më trajner i Lirisë.

Kjo e fundit nuk e ka shijuar fitoren e parë në edicionin pranveror në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.

Arpagjik’t kanë barazuar para shikuesve të vetë në Përparim Thaçi kundër Gilanit me rezultat 1:1.

Kjo ka bërë që shumë tifozë t’i vërsulen zhveshtoret të ekipit që kërkonin largimin e trajnerit italian, i cili shihet si fajtor për gjendjen në klub.