Liria, ka emëruar trajner të ri italianin 34 vjeçar Vincenzo Alberto Anesse.
Për herë të parë në futbollin kosovar vjen një trajner italian që për opinonin tonë është i panjohur, mirëpo bëhet fjalë për një trajner i cili ka kryer kursin e licencës në Rusi ku kishte qëndruar për dy vite atje, për të punuar ndërkohë me grupmoshat e reja të Armenisë si dhe Indonezi.
Anesse ka pranuar punën te Liria pasi sipas tij Federata e Futbollit të Kosovës është anëtare e UEFA-së dhe FIFA-s, ndërsa ambiciet e tij janë të qarta, të ndërtojë apo krijojë një skuadër të fuqishme e që sipas tij Liria ka një potencial të tillë, pavarësisht se aktualisht gjendet në pozitën e 10-të me 16 pikë.
Ai do të jetë në krye të Lirisë së paku deri në fund të edicionit, por me opsion për edhe një vit tjetër.







