Formacionet

Liria dhe Gjilani duan vetëm tri pikët, formacionet zyrtare

Liria dhe Gjilani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e  vlefshme për javën e 16-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Prizrenasit janë nikoqir të gjilanasve në takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin “Përparim Thaqi” me fillim nga ora 13:00.

Vendasit vijnë në këtë ndeshje me një seri prej 11 ndeshjeve pa fitore dhe dëshiron ta shijoj të dytën këtë sezon, pas emërimit të trajnerit të ri Mirsad Januz.

Në anën tjetër, mysafirët gjithashtu kanë dy humbje radhazi dhe duan t’i kthehen fitores për t’i ikur pozitës së barazhit.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

LiriaShala; Dube, Topalaj, Zenunaj, Abazi; Likaj, Gavazaj, Stafa; Bunjaku, Petrus, Alidema; 

GjilaniHalimi; Shaqiri, Demiri, Bajrami, Ismajli; Acka, Ismaili, Heric; Bilalli, Milev, Basa;