Lirak Çelaj në Kukës fton për ide dhe projekte që i kontribuojnë bashkëpunimit ndërkufitar

Sot, zëvendësministri i Integrimit Evropian, Lirak Çelaj, ka marrë pjesë në ngjarjen promovuese të IPA-s, për bashkëpunim ndërkufitar Kosovë-Shqipëri, në Kukës, ku ishin të pranishëm Ministri Bushati, ambasadori Soreca dhe kryetari i bashkisë, Bashkim Shehu.

“Ftoj autoritetet lokale të zonave të cilat janë të kualifikuara për bashkëpunim ndërkufitar në të dyja vendet tona, të vijnë me ide për bashkëpunim edhe përmes fondeve dhe instrumenteve të tjera, ashtu që të rritet sinergjia dhe komplementariteti i fondeve dhe projekteve”, ka theksuar Z. Lirak Çelaj.

Ja postimi i tij në rrjetin social:

“Sot, isha i nderuar të marr pjesë në ngjarjen promovuese të IPA-s, për bashkëpunim ndërkufitar Kosovë-Shqipëri, në Kukës, ku ishin të pranishëm Ministri Bushati, ambasadori Soreca dhe kryetari i bashkisë, Bashkim Shehu.
Ky projekt është financuar nga fondet e BE-së në kuadër të Instrumentit të Para-Anëtarësimit, apo IPA II, për periudhën 2014-2020.
Qeveria e Kosovës është e përkushtuar të rris bashkëpunimin me vendet e rajonit duke shfrytëzuar fondet e jashtme dhe konkretisht fondet e BE-së, në kuadër të IPA-s.
Ftoj autoritetet lokale të zonave të cilat janë të kualifikuara për bashkëpunim ndërkufitar në të dyja vendet tona, të vijnë me ide për bashkëpunim edhe përmes fondeve dhe instrumenteve të tjera, ashtu që të rritet sinergjia dhe komplementariteti i fondeve dhe projekteve.
Ministria e Integrimit Evropian, si institucion me mandat për koordinimin e fondeve të IPA-s, do të sigurohet që të mbështes iniciativat e ardhura nga niveli lokal, me të gjitha mjetet e veta në dispozicion.”