Liqeni barazon rezultatin, kampioni shpallet në ndeshjen e tretë

Ndeshje spektakolare doli të jetë edhe finalja e dyte mes FC Liqenit dhe FC Prishtina 01, ku fitore shënuan vendasit me rezultat 4-3.

Palestra “Hysni Jetullahu” ishte e vogël për t’i zënë të apsionuarit e futsalit të cilët tani kanë mundësinë të shohin edhe finalen e tretë mes këtyre dy super skuadrave.

Ndeshja e fundit, apo super finalja zhvillohet të dielën në Prishtinë.