Lionel Messi ndjek hapat e Pique, blen aksionet e klubit të njohur

Viti 2019 pritet të jetë tepër emocionues për FC Andorra, një klub që sapo është blerë nga kompania “Kosmos” e mbrojtësit të Barcelonës, Gerrard Pique.

Skuadra e Grupit 2 në Divizionin e parë katalanas nuk do të jetë pronë vetëm e Pique. Sipas asaj që shkruan “El Diari d’Andorra”, aksioner te Andorra do të jenë edhe Lionel Messi e Cesc Fabregas.

Me të marrë drejtimin e skuadrës, Pique ka zyrtarizuar 4 prurje të reja, me Ernest Forgas, Oriol Dot, Joan Cervos dhe Claudio Bove që kanë firmosur me klubin gjatë javës që lamë pas.

Synim i drejtuesve të Andorra është elita e futbollit profesional, ku fillimisht shpresojnë promovimin në Tercera, shkalla e katërt e futbollit spanjoll.