Lionel Messi është deklaruar shumë i lumtur për fitoren e Barcelonës në ‘Camp Nou’ kundër Liverpool.

Barcelona ka mposhtur 3:0 Liverpoolin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, me dy gola të Messit dhe një të Luis Suarez.

“Goli i fundit ishte shumë i qartë. Më mirë të përfundonte 4:0, asgjë nuk është përfunduar”, ka deklaruar Messi pas ndeshjes.

“E vërteta është se unë jam shumë i lumtur për ndeshjen e madhe që bëmë sonte”.