Jesse Lingard është tashmë 26 vjeç, por sillet sikur të ishte 18 vjeç, me një aktivitet absurd në rrjetet sociale dhe me gafa pa fund.
Sikur të mos mjaftonte kjo, sulmuesi i Manchester United ka qenë një zhgënjim total edhe në fushë, sepse sezonin e fundit ishte ndër lojtarët më të dobët te “Red Devils”.
Normalisht, çdo futbollist me 2 gramë tru do ulte kokën dhe do priste që furtuna të kalonte, por Lingard, “talenti i përjetshëm” i United, nuk e vret mendjen fare dhe pret rinovim me rritje page, ndërkohë që harbohet gjatë pushimeve.
Më e keqja është se anglezi shet mend në rrjetet sociale, ku poston video idiote, si ajo e fundit, ku filmon një apartament në Miami, ku po kalon pushimet me sulmuesin tjetër Marcus Rashford.
Jesse Lingard doesn’t help himself at times, does he? 🙈
A lot of #MUFC fans are losing patience with him 😳https://t.co/hs5XAOFNYy
— GiveMeSport Football (@GMS__Football) June 20, 2019
Duke filmuar, Lingard thotë 30 herë fjalën “fuck” në 35 fjalë që thotë në total, ndërsa u tregon ndjekësve të tij në Instagram sa kujtime të bukura ka nga një dhomë gjumi, apo sa e bukur është pamja nga dritarja.
Në një dhomë tjetër një shok i tij bën seks me jastëkun, nuk dihet arsyeja, ndërsa Lingard sillet si reper në kulmin e karrierës, duke shpjeguar në një farë mënyre pse Manchester United është një katastrofë gjigante dhe ka nevojë për një spastrim total, nga rrënjët.
Edhe tifozët e United e dinë mirë këtë gjë dhe në internet ka nisur furtuna, sepse të gjithë kërkojnë largimin e futbollistit, që turpëron veten dhe United.
Ndërkaq, ish trajneri i Premier League, Ian Holloway, duke folur për radion talkSPORT, dha mendimin e tij për Lingard: “E papranueshme! Të isha trajner, i nxirrja direkt në shitje. Solskjaer dhe stafi i tij duhet t’i japin zgjidhje, për mua nuk ka kthim pas”.
Legjenda e Rangers, Ally McCoist, tha: “Të rinjtë shohin te futbollistët modele për t’i ndjekur… çfarë modeli është Lingard?”.







