Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho pret që periudha e riaftësimit të mbrojtësit suedez, Victor Lindelof të merr 1 muaj.

Lindelof pësoi një lëndim në muskuj gjatë grumbullimit me Suedinë, por pavarësisht këtij fakti i zhvilloi 90 minuta përballë Crystal Palacet në barazimin pa gola gjatë të shtunës.

Ish lojtari i Benficës këtë sezon ka qenë pjesë e pandashme e formacionit startues të Mourinhos duke e aktizuar 24 vjeçarin në 11 ndeshje si titullar në Premier League dhe 3 tjera në Champions.

Por në prag të sfidës me Young Boysin sonte, portugezi duhet të gjejë alternativa tjera në repartin defansivë.

“Lindelof do të jetë jashtë për një kohë të konsiderueshme. Një lëndim i madh që do ta mbajë jashtë fushave atë. Do të ishte mirë nëse e kemi të gatshëm për periudhën e Krishtlindjeve kur do të na nevojitet më së shumti”, tha Mourinho.

Te “Djajtë e Kuq” do të mungojë edhe mbrojtësi tjetër, Marcos Rojo, ndërsa në dispozicion të Mourinhos janë Eric Bailly, Phil Jones dhe Chris Smalling.