Limaj: Projekti dhe vizioni ynë në mbrojtje të shtetit dhe vlerave kombëtare po përkrahet kudo

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka pritur në takime të ndara përfaqësues të degëve të Nismës Socialdemokrate.

Kreu i Nismës këto takime i ka vlerësuar si mobilizuese në funksion të përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 14 shkurt.

Ai ka thënë se është jashtëzakonisht i kënaqur me vullnetin pozitiv dhe angazhimin e degëve të Nismës në terren për këto zgjedhje, të cilat ai thotë se janë jetike për vendin tonë.

“Projekti dhe vizioni ynë në mbrojtje të shtetit dhe vlerave kombëtare po përkrahet kudo nga qytetarët e vendit”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Postimi i Limajt:

Në funksion të mobilizimit për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit, sot kam pritur në takime të ndara përfaqësues e disa prej degëve të Nismës Socialdemokrate.

Jam jashtëzakonisht i kënaqur me vullnetin pozitiv dhe angazhimin e degëve tona në terren për këto zgjedhje të cilat janë jetike për vendin tonë.

Projekti dhe vizioni ynë në mbrojtje të shtetit dhe vlerave kombëtare po merr mbështetje dhe përkrahet kudo nga qytetarët e vendit.

#NismaSocialdemokrate