Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj ka mbajtur takim me qytetarët e Vitias, duke shprehur se nga atje ka marrë mesazh të qartë se ata kërkojnë veç vepra.

Limaj tutje ka thënë se janë zotuar për punë dhe vepra të mëdha.

Ai ndër të tjera është shprehur se për katër vjet, vendi ynë është ballafaquar me një qeveri që ka vetëm fjalë dhe shpifje.

Postimi i plotë:

Mikëpritja në Viti është mesazh i qartë se qytetarët e Kosovës kërkojnë #veçVEPRA!

Në qytetin e Vitisë u zotuam për punë dhe vepra të mëdha si zhvillimi ekonomik, arsim cilësor, shëndetësi dhe siguri në Kosovë.

Për katër vjet, vendi ynë është ballafaquar me një qeveri që ka vetëm fjalë dhe shpifje, sot ka ardhur koha që të maten veprat.

E kaluara jonë është #veçVEPRA, prandaj Kosova ka nevojë për njerëz që kanë guxim për ta transformuar dhe rikthyer fuqishëm Kosovën në vendin ku i takon.