Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është deklaruar para mediave pas takimit me krerët e koalicionit qeverisës, por ku mungoi Kadri Veseli nga PDK.
Ai s’e komentoi takimin mes tyre por tha se po presin ftesë nga presidenti Hashim Thaçi.
“Janë takime normale, sapo e pimë nga një kafe me kolegë, diskutuam si të ecim përpara, është e qartë që vendi është në prag të zgjedhjeve, janë konsultime të vazhdueshme, thjesht janë takime me shkëmbimeve të mendimeve. Vendi është mirë që sa më shpejt me caktu datën e zgjedhjeve, edhe presidenti me kry punën e vet. Unë e piva një kafe me Ramushin pastaj erdh edhe Behgjeti. Është sa më shpejt që partitë politike me u mbledh edhe me caktu datën e zgjedhjeve. Nuk është takim, është takim për kafe, po shpresoj që java e ardhshme do të jetë zgjidhje për këtë çështje”, tha Limaj.







