Limaj i bindur se partia e tij mund ta kalojë pragun: Do të garojmë të vetëm në zgjedhje

Nisma po shpreson se në zgjedhje do të dalë me rezultat të mirë.

“Kuvendi i Kosovës në shumicën e rasteve nuk ka mundur të ketë kuorum, kjo për shkak të një pozite të kufizuar dhe një opozite e cila ka bojkotuar në shumë raste punën dhe mungesa e votave për të kaluar ligjet ka bërë që Kuvendi të mos mund ta kryej punën si duhet”, tha kryetari i Nismës, Fatmir Limaj.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha për RTK-në se nuk ka qenë në dijeni për dorëheqjen e Haradinajt dhe sipas tij shpërndarja e Kuvendit është hapi drejt ofrimit të më së mirës për qytetarët e vendit.

Sipas tij, Nisma është e gatshme për zgjedhje dhe disponimi i deritashëm është të garojë e vetme, ai po ashtu tha se partitë e mëdha duhet t’i masin forcat të vetme sepse vendin e presin sfida të mëdha si dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, Gjykata Speciale e shumë çështje me interes nacional.

Limaj tha se ka oferta nga të gjitha partitë për një koalicion të mundshëm para ose pas zgjedhor.Ai tha se partia e tij është mirë e struktururar dhe me projekte në interes të qytetarëve dhe vendit.

loading…