Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj është shprehur i ashpër me partinë në pushtet, Vetëvendosje duke thënë se po krijojnë përçarje mes qytetarëve përmes patriotizmit fals dhe duke akuzuar qeveritë e kaluara.
Ai tha se udhëheqësit e vendit s’kanë rrëfime për fëmijët e tyre për lirinë e Kosovës, për çka, sipas tij, po shpifin, mashtrojnë e etiketojnë edhe veteranët e UÇK-së.








