Reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, ka realizuar një gol të bukur ndërsa Lille triumfoi të martën mbrëma 2:0 në shtëpi ndaj Slavias së Pragës në ndeshjen e parë të fazës së plejofit të Ligës së Kampionëve.

Zhegrova realizoi golin e dytë të ndeshjes në minutën e 77-të.

Ai depërtoi në zonë dhe realizoi nga afërsia, pas një aksioni të rrjedhshëm. Zhegrova kontribuoi edhe në golin e parë.

Ai luajti tërë ndeshjen.