2-2

Lille i merr pikë Parisit, shkëlqen Edon Zhegrova

Jonathan David ka shënuar gol në minutën e 93-të për t’i siguruar një pikë Lillet ndaj PSG-së.

Ndeshja e së dielës mbrëma, që i takoi xhiros së 16-të të Ligue 1, përfundoi 1:1. Kylian Mbappe shënoi nga pika e bardhë në minutën e 66-të për epërsinë 1:0 të Parisit. Por vendasit nuk u dorëzuan dhe David realizoi në kohën shtesë. Ai shfrytëzoi një top të kthyer nga portieri.

Edon Zhegrova kompletoi ndeshjen te Lille dhe u shqua në shumë momente. Mori notën më të lartë nga të gjithë lojtarët në fushë. Parisi është lider me 37 pikë. Lille renditet i katërti me 28 pikë.