Lille e mposht PSG-në për ta fituar Superkupën e Francës për herë të parë

Lille e ka fituar Superkupën e Francës për herë të parë në historinë e klubit, pasi e mundi rivalin e përbetuar Paris Saint-Germainin 1:0 në finale të dielën.

Xeka e shënoi golin e triumfit për kampionin francez para rreth 30 mijë tifozëve në Tel Aviv, për t’ia fituar Lille-it trofeun e dytë sezonal.

Edicioni i 26-të i Superkupës së Francës u zhvilluar në Stadiumin Bloomfield në Tel Aviv të Izraelit.

Triumfin për Lille e bën edhe më të ëmbël fakti se në finale e mundi rivalin e madh PSG, duke ia ndërprerë një seri prej tetë trofeve radhazi në këtë garë.

Lille dhe PSG u përballen në Superkupë si fitues të Ligue 1 dhe të Kupës së Francës.