Edon Zhegrova

Lille barazon me Rennes, Zhegrova asnjë minutë në fushë

Lille nuk ka mundur të ruaj dy herë epërsinë që kishte ndaj Rennes në La Ligan franceze duke barazuar me rezultat 2:2, shkruan Ballkani.info.

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova nuk ka luajtur asnjë minutë duke e përcjellë gjithë ndeshjen nga bankina.

Ky është një sinjal jo I mirë për talentin Kosovar i cili fillimin e kampionatit e kishte të mirë, por ja që besimi ka nisur të humbet. /Ballkani.info