Lilaj prezantohet te Prishtina

Mesfushori shqiptar, Sabien Lilaj, është prezantuar te klubi i futbollit Prishtina.

Për futbollistin shqiptar kjo është skuadra e gjashtë në karrierë, pas Tiranës, Lokomotivës së Zagrebit, Skënderbeut, Gabalas e Sektizia Nes Tzionas.

Sipas njoftimit të klubit prishtinas, “Sabieni është futbollisti më i shtrenjtë i transferuar në tridhjetë vitet e fundit, si i Prishtinës, po ashtu edhe i kampionatit në Kosovë”.

31-vjeçari luan në pozitën e mesfushorit qendror.