Ligji i Putinit kundër fjalës së lirë, shpall agjentë të huaj mediumin e pavarur ‘VTimes’

Mediumi i pavarur rus “VTimes”, që është njëri nga zërat kritik të presidentit, Vladimir Putin, është futur në regjistrin e agjentëve të huaj në dokumentet e autoritetit shtetëror, ka njoftuar Ministria e Drejtësisë së Rusisë.

“Bazuar në dokumentet e marra nga organet e autorizuara të pushtetit shtetëror të Federatës Ruse, që konfirmon pajtueshmërinë me karakteristikat e një media masive të huaj që kryen funksionet e një agjenti të huaj, të përcaktuar me Ligjin e Federatës Ruse të datës 27.12.1991 Nr. 2124-1 ‘Për Mediat Masive’, datës 14.05.2021”. Tutje në deklaratën e Ministrisë së Drejtësisë thuhet se “një person i regjistruar në Mbretërinë e Hollandës, i cili është administratori i emrit të domain-it të burimit të Internetit “VTimes.io, është agjend i huaj”.

Po kështu, Ministria e Drejtësisë kishte shpjeguar më parë përfshirjen e “Medusa” në regjistrin e agjentëve të huaj, raportoi “Dozhd”.

Më vonë u bë e njohur se arsyeja për njohjen e botimit si një agjent i huaj ishte një ankesë nga një ish-anëtar i POC i Moskës, Alexander Ionov. Ai tha se Meduza financohet nga dy OJQ të huaja. Anastasia Burakova, një avokate e “Pravozashchita Otkrytka”, e cila përfaqëson interesat e Meduza, i tha VTimes se Ministria e Drejtësisë dhe Roskomnadzor nuk kryen një kontroll të pavarur dhe “morën denoncimin për të vërtetë”.

Para disa muajve, Putin ka nxjerr një ligj, ku kritikët e tij në media i shpall agjentë të huaj. Kryesisht nga ky ligj për pësojnë më së shumti mediat e pavarura dhe aktivistët e opozitës.

Këto veprime të Putinit janë kritikuar nga organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, duke konsideruar se kjo tashmë është diktaturë.