Ligji anti-COVID nxitë reagime mes Vjosa Osmanit dhe Shkumbin Demaliajt

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj deputetit të AAK-së, Shkumbin Demaliaj, mbi Ligjin anti-COVID.

Ajo ka thënë se ky ligj nuk është meritë e saj, por e secilit deputet që e ka nënshkruar atë për procedim në Kuvend, derisa ka ftuar edhe një herë deputetët ta votojnë dhe të mos e bllokojnë më tepër, në seancën që po mbahet për situatën pandemike në vend.

Osmani ka shtuar se nuk ka asnjë interes politik për këtë ligj.

“Z. deputet një sugjerim miqësor, është mirë të informoheni nga gr juaj parlamentar. Kanë qenë vazhdimisht nga grupi juaj që është diskutu për Ligjin antiCOVId dhe është thënë dhe nuk është etike nëse thoni se unë për arsye politike e kam inicu këtë ligj kur e sqarova dje se ka pasë për më tepër se një muaj përpjekje që ky ligj të niset nga dikush tjetër. Ka pasë propozime në kryesi të formohet grup punues, nuk është pranuar. Ka pasë propozime të formohet komision ad hoc nuk është pranuar. Ka pasë propozime t’ia dërgojmë Komisionit për Shëndetësi, është refuzu. Vetëm pasi ëjanë shtjerrë mundësitë, jam detyru që unë ta inocj këtë nismë. Edhe pas nënshlkrimit tim I kam ftu kryetartët e grupeve se nëse u pengon nënshkrimi im, do ta tërheqi atë”.

“Ajo nismë është në procedura të Kuvendit, e tëra cka duhet është vota juaj deputet. Kur propozova herën e kaluar ai ligj mori vetëm 59 vota. Shefi i grupit tuaj na ka garantu se në moment që vjen ai ligj për votim, do ta votonim, por atë ditë ishit vetëm 2 apo 3 prej grupit tuaj për votim. Unë nuk jam e vetmja, ka edhe deputetë tjetër që e kanë nënshkruar. Nuk është bë kjo punë për cështje politike, por ta ndihmu luftën ndaj pandemisë. Nuk ka llogari ky kuvend me shku krejt në pikën zero dhe me nisë dicka që i ka kalu krejt procedurat. Jemi në procesin e leximit të parë, pastaj mes dy leximeve shtoni dy amandamentet”.

“Nuk kemi asnjë të drejtë ta bllokojmë luftën ndaj virusit. Unë asnjë meritë nuk po e marr për këtë ligj, meritën duhet ta merrni ju, secili që e voton.

Hajde ta votojmë më, se u bë histori kjo punë”, tha ajo.

E Demalijaj tha se do ta ketë mbështetjen e tij personale për secilën iniciativë që vjen nga ajo, por mënyrën e paraqitjes së projektligjit, tha se e ka pasur të njëanshëm për çka herën e kaluar nuk mori votat e nevojshme.

“Nuk e thash në kuptimin poltiik por mënyra si e ke paraqitë projektligjin ka qenë shumë e njëanshme dhe deputetët nuk kanë votu. Në rastin konkret të përgëzoj për iniciativën por sot po më vjen mirë që e ke ulë pak nivelin e diskutimit, po e trajton pak edhe për nivelin e qytetarit. Kemi pasë raste është dashtë me ndërpre seancën atë natë, se kur po janë gjakrat e nxehtë në Kuvend deputetë kanë të drejtë te forma e votimit”.