Liga e Kombeve e uron Kosovën për fitoren e thellë ndaj Qipros

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka shënuar fitore të thellë në ndeshjen e rëndësishme ndaj Qipros, duke e ruajtur vendin e dytë në Grupin 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

“Dardanët” triumfuan 5:1 ndaj qipriotëve në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, raporton Demokracia.com.

E faqja zyrtare e Ligës së Kombeve në rrjetet sociale e ka uruar ekipin kombëtar të Kosovës për fitoren e sontme.

“Congrats (Urime)” – ka shkruar faqja zyrtare e Ligës së Kombeve në Twitter, duke ndarë edhe një fotografi të festës së lojtarëve kosovarë gjatë njërit nga golave.